Finalja e Botërorit të Klubeve 2025, mes francezëve të PSG dhe brazilianëve të Flamengo ka qenë një çmenduri e vërtetë, me emocione deri në frymën e fundit të saj: Gjuajtjen e penalltive.
Dhe padyshim që kishte një hero, portieri i ri i talentuar i PSG, Sofonov, basti i trajnerit Luis Enrique, që për të largoi italianin Donaruma.
Gardiani priti plotë 4 penallti, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren e trofeut.
Gjuajtja e penalltive përfundoi me rezultatin 2-1 për francezët, teksa edhe këta të fundit humbën dy prej gjuajtjeve.
Por Sofonov i ka thënë JO 4 kundërshtarëve, që drejtohen nga tekniku ish-lojtar i Atletiko Madrid, Felipe Luis, e që ka fituar gjithçka në Amerikën Latine me skuadrën e tij.
Loja e rregullt përfundoi në barazim 1-1 dhe koha shtesë nuk e ndryshoi këtë rezultat deri te gjuajtja e 11-metërshave.
Francezët kaluan në avantazh në minutën e 32-të të pjesës së parë me Karatschvella dhe më pas brazilianët barazuan me Jorginho në minutën e 62-të të pjesës së dytë.
Goli i Kvaratskhelia: (VIDEO)
Goli i Jorginho: (VIDEO)
Penalltitë: (VIDEO)











