TIRANË-Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, ka nisur mbledhjen me dyer të mbyllura për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut me kërkesë të SPAK.
Fillimisht ka qenë kryeparlamentari Niko Peleshi i cili ka lexuar relacionin e SPAK, para anëtarëve të Këshillit të Imunitetit, prokurorëve të SPAK si dhe avokatit mbrojtës të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Partia Demokratike dhe kryeparlamentari Niko Peleshi janë përfshirë në debate sa i takon USB-ës me prova, e cila është kyçur në kasafortën e protokollit me argumentin se materialet janë sekret hetimor. Opozita kërkon që mbledhja të jetë e hapur. Gazment Bardhi ka kërkuar që USB-ja me prova t’i vendoset në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandatit. Ndërkohë, PS kërkon mbledhje me dyer të mbyllura me argumentin se duhet ruajtur sekreti hetimor.
Gazmend Bardhi: Mbledhja e hapur për median dhe publikun, të marrin pjesë të gjithë deputetët, të na vihen në dispozicion provat dhe USB-ja.
Taulant Balla: Mbledhja e mbyllur sepse duhet ruajtur sekret hetimor, në mbledhje vetëm anëtaret e Këshillit.



