Çfarë ndodhi? Pas mbledhjes së qeverisë në mesnatë, Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit


Çfarë ndodhi? Pas mbledhjes së qeverisë në

edi rama, foto arkiv

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka anuluar një udhëtim të planifikuar mesditën e sotme në Bruksel, ku ishte parashikuar që rreth orës 14:30, të merrte pjesë në panelin “EU Enlargement Summit”. Mësohet se Rama ndodhet në zyrën e tij që prej orëve të para të mëngjesit të së martës, ndërsa mbrëmjen e djeshme mbledhi qeverinë në mesnatë.

Këto zhvillime përkojnë me dy ngjarje të rëndësishme në kampin e socialistëve. E para ka të bëjë me numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë. Dhe zhvillimi i dytë ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kundër shkarkimit të Erion Veliajt nga këshilli i ministrave, duke e lënë atë në krye të Bashkisë së Tiranës, edhe pse prej 9 muajsh ndodhet pas hekurave në paraburgimin e Durrësit.

Rama pritej që së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të diskutonin progresin e vendeve kandidate dhe sfidat e procesit të integrimit.

Samiti bashkon liderët e vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian.

Shqipëria vazhdon të konsiderohet një nga vendet më të avancuara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, me objektivin e qartë për t’u bërë pjesë e BE-së deri në vitin 2030./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top