Çfarë ndodhi në Vlorë? Rendi i ditës “mollë sherri”, debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë


Çfarë ndodhi në Vlorë? Rendi i ditës

PAMJE NGA MBLEDHJA

VLORË-Gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës këtë të premte palët nuk ranë dakort për rendin e ditës, ku pas tensioneve dhe debateve takimi u anulua.

Sipas këshilltarëve të opozitës, rendi i ditës kishte shumë çështje për diskutim, 21 pika të përcaktuara. Kjo gjë, bëri që të nisnin diskutimet në sallë  sa i përket fluksit të lartë të çështjeve të rëndësishme për diskutim në mbledhjen e sotme. 

Elpiniqi Merkuri, kryetare e Këshillit Bashkiak të Vlorës, pas diskutimeve mes këshilltarëve e kaloi rendin e ditës në votim. Prej procesit të votimit u numëruan 25 vota pro për rendin e ditës, çka bëri që ky rend dite të mos kalojë, duke u “djegur” për një votë. Sipas legjislacionit në fuqi, që një rend dite të kalojë duhet të ketë të paktën 50%+1 votë të numrit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, më konkretisht 26 vota në total.

Mes pikave për miratim e diskutim është projketvendimi “Për krijimin e shoqërisë bashkiake ”Vlora Invest” SHPK ,në pronësi 100% të “Bashkisë Vlorë”. 

Ndër të tjera është projketvendimi “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në territorin e bashkiszë Vlorë për vitin 2026 dhe tarifës së ofrimit të shërbimit për zonën e plazheve të administruara dhe të tarifuara nga njësia e vetqeverisjes vendore dhe projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB , për buxhetin e bashkisë për vitin 2026”.

Nesër në orën 9 të mëngjesit është vendosur që të mblidhet sërish Këshilli Bashkiak për të votuar kalimin e ndihmës ekonomike.

Poll



Source link

Scroll to Top