“Çfarë i tha Edi Rama njërës apo tjetrit?” Kryeministri reagon për përplasjet në PS: E pabesueshme dhe për mua, por…


"Çfarë i tha Edi Rama njërës apo tjetrit?"

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama reagoi sot gjatë një takimi me Asamblenë Socialiste të Njësisë 7 në Tiranë, lidhur me mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, të zhvilluar më 28 mars. Rama e përshkruajti si një përvojë “spektakolare dhe të pabesueshme”, duke theksuar se këto mbledhje organizohen çdo fund muaji për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar deputetët dhe për të ndarë informacione nga qeveria.

Kryesocialisti Edi Rama reagoi edhe ndaj raportimeve për përplasje në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, duke i cilësuar ato të ‘ekzagjeruara dhe të shkëputura nga thelbi i diskutimeve’.

“Ishte spektakolare, e pabesueshme edhe për mua, që besoj se nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, që e zhvillojmë çdo fund muaji për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar qeveria deputetët dhe anasjelltas. I kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave, shërbimit të kadastrës, ecurisë së reformës në kadastër, etj. Më pas flasim për reformën administrativo-territoriale, ku bashkëkryetari prezanton analizën e bërë gjatë këtyre muajve mbi të dhënat demografike, financiare dhe skenarët. Në vijim zhvillojmë një tjetër sesion për temat e komunikimit dhe për fushatën brenda dhe rreth partisë. Fillojmë në orën 11:00 dhe dalim në orën 18:00, ndërsa mediat kombëtare raportojnë për publikun çfarë i tha Edi Rama njërës dhe çfarë i tha tjetrit. Natyrisht që shqetësimi nuk është ky. Njerëzit kanë votuar dhe duan të dinë gjëra të tjera. Janë të shqetësuar për çmimin e naftës, kjo është jeta reale. Çmimi rritet si rezultat i një lufte që as e kemi hapur ne, as na ka pyetur njeri për ta hapur dhe që është një luftë kundër një vendi ku ka një regjim armiqësor ndaj nesh si Shqipëri”, u shpreh Rama.

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PS me ministrat, të zhvilluar të shtunën, 28 mars, u raportuan debate dhe përplasje të forta mes Erjona Ismailit ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit, ish ministre e këtij diktasteri dhe ish ministre e Jashtme. Sipas burimeve, kryeministri Rama ka ndërhyrë në debatin e tyre dhe ka kritikuar Spiropalin, deri sa situata është qetësuar nga Erion Braçe i ulur pranë Spiropalit./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top