Çelet grupkapitulli i fundit/ Rama në Bruksel: Dukej një ëndërr, tashmë realitet


Çelet grupkapitulli i fundit/ Rama në Bruksel: Dukej një

edi rama

BRUKSEL- Shqipëria hapi sot negociatat me BE për grupkapitullin e fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. Në konferencën e përbashkët me komisioneren Marta Kos dhe ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, kryeministri Edi Rama tha se  çelja e grup kapitujve me BE dukej një ëndërr, ndërsa sot është një realitet me plan pune. Rama shtoi se do të punohet për të ecur përpara dhe për të dhënë rezultate.

“Kush do ta mendonte që do të ishim këtu sot, duke çelur të gjithë grup kapitujt, vetëm pak kohë më parë, ishte diçka që dukej e pamundur. Ishim në pikën ku po mësoheshim me sprapsjet, por unë besoj se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, më të vetëdijshëm dhe më të pjekur. Me atë që ishte vetëm ëndërr, pak më tepër se një vit më parë, është plan pune, realitet. Pa fjalë formale apo protokoll, dua të falenderoj me gjithë zemër, Marinë dhe Martën. Marinë për transformimin e fjalëve të presidencës daneze në vepra, kur bëhet fjalë për zgjerimin. Dhe Martën, që është kampione e anëtarësimit të Shqipërisë. Jam i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit po merr. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë, për të ecur përpara me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate. Sot Shqipëria, del me krenari nga kjo fazë e parë, me ndjenjë më të madhe përgjegjësie. Vështirë të mendojë ndonjë shqiptar, se anëtarësimi në BE nuk është zgjidhja më e mirë. Dua të shtoj, qoftë mënyra e fortë, a e butë na mësoi, kurrë mos merr asnjë gjë të mirëqenë në Bruksel”, u shpreh Rama.

Poll



Source link

Scroll to Top