Çela në Kuvend: Në 2024 janë trajtuar mbi 61 mijë çështje, pastrimi i parave me rritjen më të lartë


Çela në Kuvend: Në 2024 janë trajtuar mbi 61 mijë

Olsian Çela

Olsian Çela: Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale, siç do të shihet në këtë raport. Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, 22441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara. 

-155 procedime penale të filluara kryesisht nga prokuroria (rritje 12% krahasuar me 2023).
-251 procedime për pastrim parash, me rritje 59%.
-Sekuestrime pasurish me vlerë mbi 48 milion euro.
-1656 çështje për dhunë në familje, me rritje 18.6% krahasuar me 2023.
-161 procedime për krime seksuale, me rritje 30%.
-Rritje e rasteve të krimit kibernetik (381 procedime, +5%).

Poll



Source link

Scroll to Top