Çela në Komision: Tirana numrin më të lartë të krimeve, rritje e të dënuarve për korrupsion


Çela në Komision: Tirana numrin më të lartë të

Olsian Çela

TIRANË-Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë vjetore të vitit 2024. Prokurori ka deklaruar se në kuadër të raportit, numri më i lartë i krimeve kundër jetës të kryera me dashje është në Tiranë, regjistruar përkatësisht rreth 30 % e totalit, ndjekur më pas nga Korça, ndërsa numri më i ulët është në Dibër.

Në fjalën e tij, Çela ka treguar se bilancet e procedimeve dhe arrestimeve lidhur me veprat penale të korrupsionit apo pastrimit të produkteve penale janë në nivele të larta.

Olsian Çela: Sa i përket arsyeve të rritjes së numrit të procedimeve, është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ka ardhur nga një tendencë e rritjes së fenomeneve të dhunës në përgjithësi, apo nga një rritje e ndërgjegjësimit të viktimave si dhe e besimit të tyre tek sistemi i drejtësisë për të denoncuar rastet. 3.6 Një tendencë shqetësuese rritjeje është konstatuar tek krimet me dashje kundër jetës. Koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë për këto grupvepra në vitin 2024 është 14,7, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 10,5. Numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krime kundër jetës të kryera me dashje është në Tiranë, regjistruar përkatësisht rreth 30 %  e totalit, Korçë 12 %, Durrës 10 %,  Fier dhe Lezhë 8 %, Elbasan 6%, Vlorë 5%, ndërsa vërehet se numri më i ulët i procedimeve të regjistruara është në Dibër, me rreth 1 %. Ka një rritje të ndjeshme të vrasjeve me dashje. Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2024 është 12,46 %, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 4,83 %. Në vitin 2024 janë regjistruar 44 procedime për këtë vepër, që përbëjnë një rritje prej 3,14 herë krahasuar me 14 procedime të regjistruara në vitin 2023. Tendencë të fortë rritje ka pasur edhe vepra penale e “vrasjes me paramendim”, pasi janë regjistruar 31 procedime penale që krahasuar me 15 procedime të regjistruara në vitin 2023, që përbën një rritje prej 2 herë. Referuar të dhënave statistikore të vitit 2024, për grupveprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën në kompetencë të juridiksionit të përgjithshëm, janë regjistruar 569 procedime me 160 të pandehur dhe 157 procedime me 234 të pandehur janë dërguar për gjykim. Gjithashtu vihet re një rritje prej 4,84% të të pandehurve të dënuar për 2024, krahasuar me vitin 2023.

Poll



Source link

Scroll to Top