TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish çështjes së kryebashkiakut Erion Velia, i cili prej një viti ndodhet në paraburgim. I pyetur nga gazetarët në konferencën e fundvitit, Rama përsëriti të njëjtat komentet si me rastin e Ballukut, duke thënë se mungojnë provat.
Sipas kreut të qeverisë, Veliaj është rasti tipik i burgosjes pa prova duke shtuar se nuk e ka kuptuar ende se cilat janë akuzat që rëndojnë ndaj tij.
“Rast tipik! I kyçur në qeli, pa gjyq dhe ndërkohë vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma nuk e kam marrë vesh, konkretisht dhe personalisht se çfarë ka bërë, që të jemi të qartë. Korrupsion në kuptimin e korrupsionit nuk e kam parë. Unë di një gjë që çdo qytetar i kësaj republike, që nuk është pjesë e organizatave kriminale s’ka pse të jetë në paraburgim. Këta për rrezikshmërinë që kanë, normalisht që ka shumë më tepër arsye, për të menduar që paraburgimi është gjëja e duhur, përjashto rastet e veprave të rënda, korrupsionin në flagrancë, që përsëri është pa diskutim fare e natyrshme që përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera të paraburgimit duhet të jenë shumë të argumentuara”, tha Rama.
/ZËRI



