Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur një djalë nga Tolosa ngriti Ligën e Kampionëve në Stamboll. Çabi Alonso ishte 23 vjeç dhe kishte një theks ‘britanik’ thuajse njëlloj si ai i një studenti “Erasmus” që sapo kishte mbërritur në Liverpull. Atë natë ai qëndroi para Didës, mori penalltinë, pa se si portieri e ndaloi dhe e priti topin e gjuajtur prej tij.

Me një gjakftohtësi prej një veteran Alonso u sul sërish drejt topin duke shënuar golin e dytë dhe rihapur ndeshen. Pas tij Smicer bëri atë që askush nuk e mendonte, duke barazuar në 3-3 kundër Milanit, në një kohë që pjesa e parë kish përfunduar 3-0 në favor të italianëve. Tani, 20 vjet më vonë, Xabi Alonso kthehet në Anfield. Ju kurrë nuk do të ecni vetëm është zëvendësuar me me “Hala Madrid dhe asgjë tjetër”. E kuqe për të bardhë. Por Çabi ruan të njëjtin mentalitet prej strategu.
Djali që farkëtoi barazimin e mrekullisë në Stamboll rikthehet, por tashme si trajner i Real Madridit. Një jetë ka kaluar midis një bregu dhe tjetrit. “Liverpuli spanjoll” përfundoi duke ndërtuar më shumë se thjesht një ekip. Midis stërvitjes, udhëtimit dhe pasditeve gri në veri, ata po krijonin një mënyrë për të kuptuar futbollin që përziente freneticizmin anglez me pauzën dhe teknikën që sollën nga shtëpia. Sezoni përparoi midis ulje-ngritjeve, por iluzioni nuk u thye kurrë. “Askush nuk mendonte se do të fitonim Ligën e Kampionëve,” pranon Núnjez.
“Por kishte një ndjenjë të çuditshme, se diçka mund të ndodhte”. Në mes të atij kaosi, u shfaq Çabi Alonso. Ai ishte vetëm 23 vjeç dhe luajti sikur të kishte qenë në Premier League për një dekadë. Në një ekip që jetonte nga zemra e Gerrard, ai vuri pulsin mbi të. Ai urdhëroi, korrigjoi dhe balancoi. “Ai ishte shumë i pjekur. Edhe atëherë e pashë lojën me një qartësi që nuk ishte normale.”
Nga mesfusha, Çabi i dha Liverpulit një pauzë të re, një mënyrë të ndryshme për të kuptuar çdo lojë. Shumë ndjenë se mesfushori do të përfundonte duke u stërvitur një ditë. Ndërkohë Alonso mjaftohet vetëm me një fjali. “Isha shumë i ri, por pas fitimit të Championsit, duke parë edhe qetësinë e Benitez me veten time thashë. “Një ditë do të bëhem edhe unë trajner”.
PANORAMASPORT.AL








