Situata e Çabi Alonsos është bërë edhe më delikate pas humbjes së Real Madridit ndaj Selta Vigos në kampionat.
Disfata në shtëpi ka ringjallur thashethemet për shkarkimin e mundshëm të trajnerit spanjoll, me mediat lokale që e drejtojnë vëmendjen te ndeshja e së mërkurës në Ligën e Kampioneve kundër Mançester Sitit si një pikë kthese të mundshme. Sipas disa thashethemeve, klubi i ka konsideruar Jyrgen Klop dhe Zinedin Zidan si zëvendësues të mundshëm, por burime të brendshme, të kontaktuara nga AS, i kanë mohuar kategorikisht këto spekulime.
Gazeta spanjolle sqaron se Zidan aktualisht nuk është një opsion për Real Madridin, pasi është i angazhuar në negociata me Federatën Franceze për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar pas Kupës së Botës 2026. Prandaj, nuk do të ketë një rikthim të tretë për ish-kampionin francez në krye të “Los Blancos”.
Ajo që është e sigurt është se Çabi Alonso po e përçan drejtimin, disa do të favorizonin shkarkimin e tij, ndërsa të tjerë preferojnë të qëndrojnë të qetë dhe të respektojnë punën e bërë deri më tani.
Ish-mesfushori, në fund të fundit, mbetet një figurë e respektuar për karrierën e tij si trajner dhe lojtar te Real Madridi, por në futboll, vetëm rezultatet kanë rëndësi, në shtatë ndeshjet e tij të fundit, trajneri ka fituar vetëm dy, duke humbur vendin e parë në La Liga ndaj Barcelonës dhe tashmë duke grumbulluar katër pikë prapa.
PANORAMASPORT.AL









