Fitorja ndaj Alavesh këtë të diel nuk ka shpëtuar pankinën e Çabi Alonsos te Real Madrid. Përkundrazi, mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai vazhdon të jetë në dyshim për vazhdimësinë e tij në stolin e “los blancos”.

E përditshmja “AS” ka theksuar se për të shpëtuar trajnerin do të duhen padyshim dy fitoret deri në fundin e këtij viti në ndeshjet e mbetura, por sidomos të kalojë “ultimatumin e Ançelotit”.
Në momentet e krizës te Reali në vitet e drejtimit të italianit, e rëndësishme ishte të mbërrihej deri te ndeshjet e Superkupës në janar.
Dhe nëse Alonso do të mbërrijë të luajë takimet në Arabi Saudite, atëherë do të ketë të sigurt vendin të paktën deri në fund të sezonit, pasi nën drejtimin e tij do të zhvillohet edhe faza përgatitore fizike që duket se i nevojitet shumë kësaj skuadre.
Në të kundërt, te Reali do bëhen gati për zgjidhjen “në shtëpi” me Santiago Solarin e Alvaro Arbeloan të cilët janë në pritje.
PANORAMASPORT.AL








