Byroja e Kuvendit ‘vulos’ përjashtimin 6 deputetëve të PD-së, Noka: Nga 30 ditë e çuan deri në Mars, do e çojmë në Gjykatë!


Byroja e Kuvendit 'vulos' përjashtimin 6 deputetëve të

pamje nga seanca e 18 dhjetorit 2025-flamur noka

TIRANË- Byroja Kombëtare e Kuvendit ka zhvilluar sot një mbledhje me dyer të mbyllura ku u shqyrtua ankimimi i Partisë Demokrative lidhur me përjashtimin e 6 deputetëve për 30 ditë nga seancat parlamentare. Mbledhja u shoqërua me tensione, debate dhe replika mes palëve, ku deputetët e opozitës janë futur në live në rrjetet e tyre sociale, duke pasqyruar pjesë nga mbledhja.

Në fund të mbledhjes, demokratët paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës Administrative, e cila më herët ka rrëzuar përjashtimet e Kuvendit për deputetët e opozitës. Ndërkohë, deputeti demokrat, Flamur Noka, foli për mediat pas mbledhjes duke deklaruar se u vendos zgjatja e kohës së përjashtimit të 6 deputetëve të opozitës, nga 30 ditë që ishte, deri në muajin Mars.

“Kjo është derexheja ku e ka çuar Rama Kuvendin. Përjashtimi nis me 30 ditë, tani afati i përjashtimit vazhdon shtyhet në kundërshtim me çdo rregullore dhe statusi të deputetit deri në Mars. Është thënë një muaj, tani po e çojnë 3 muaj. Gjashtë deputetët janë përjashtuar deri në mes të Marsit. E kuptoni? Edi Rama ka shpallur armiq ata që kanë denoncuar kartelet e drogës. Pa të voglin diskutim, vendimin do e çojmë në gjykatë”, është shprehur Noka për mediat.

Më datë 23 dhjetor 2025, Sekretariati i Etikës mori vendimin për deputetët e PD-së, pasi përplasjeve dhe ndezjeve të flakadanëve në seancën e fundit parlamentare. Sekretariati në drejtimin e Ulsi Manjës, vendosi përjashtimin me 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet për 6 deputetë të opozitës. Deputetët e përjashtuar janë: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Klevis Balliu, Albana Vokshi dhe Elda Hoti. 

Përjashtimi i tyre ka hyrë në fuqi që prej datës 19 janar, kur u mbajt dhe seanca e parë plenare për këtë vit dhe do të zgjasë deri më 23 dhjetor.

Çfarë ndodhi në seancën e fundit, 18 dhjetor 2025?

Seanca e fundit e sesionit parlamentar të këtij viti e mbajtuar më 18 dhjetor u mbyll pas një orë tensionesh dhe përplasjesh nga ana e opozitës, duke e shndërruar sallën e Kuvendit në një ‘arenë përplasjesh’. Sherre, konflikte fizike, zaptim karrigesh, flurim i shisheve të ujit dhe ndezje flakadanësh, përshkruajnë seancën e fundit plenare të këtij viti. Mes tensioneve u betua edhe Endri Shabani si Avokati i ri i Popullit, ndërsa mazhoranca kaloi në votim projektligjet./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top