“Buxheti 2026, dyfish i viti të kaluar”, Rama-fermerëve: Brenda vitit do mbyllim 100% pagesat, t’i vëmë vulën europiane!


"Buxheti 2026, dyfish i viti të kaluar", Rama-fermerëve:

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit për Buxhetin 2026, në Pallatin e Sportit në Elbasan. Kreu i qeverisë solli në vëmendje prioritetet e qeverisë dhe mbështetjen financiare të përfshirë në buxhetin e vitit 2026, të parashikuar në 16.3 miliardë lekë. 

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky është mandati më i vështirë, ndërsa renditi me shifra arritjet në sektorin e bujqësisë përgjatë mandateve të kaluara. Me një buxhet për 2026 gati sa dyfishi i vitit që përfundon, Rama theksoi se të gjitha pagesat do të mbyllen 100% brenda këtij viti. 

“Është mandati më i vështirë i qeverisjes së vendit. E kanë bërë më të lehtë shqiptarët, ju dhe të gjithë ata që, si ju, na kanë dhënë plot 83 mandate për të kryesuar me sukses negociatat me BE-në dhe për t’i vendosur vulën evropiane transformimit të nisur tre mandate më parë.

Tre mandate më parë kemi trefishuar prodhimin e serave dhe, si rezultat, kemi rritur ndjeshëm konkurrueshmërinë, me një sipërfaqe serash që ka arritur në 2 200 hektarë. Tre mandate më parë kemi rritur prodhimin e perimeve, i cili i është afruar 1 500 milionë tonëve. Tre mandate nga kur eksportet janë rritur, duke kapur një vlerë që këtë vit, vetëm në 9-mujorin e parë, është më e lartë se gjithë viti i shkuar.

Kemi përmbysur raportin e eksporteve me importet: sot jemi 1 me 3, duke vazhduar të shkojmë drejt tendencës ulëse të këtij raporti. Është me shumë rëndësi që sot kemi një buxhet për vitin e ardhshëm jo thjesht më të lartë; vetëm në skemën kombëtare shkojmë me një buxhet që është gati dyfishi i vitit që po përfundon. Të gjitha pagesat do të mbyllen 100% brenda këtij viti. Bujqësia, më shumë se çdo sektor tjetër, ka nevojë për këtë partneritet me qeverinë dhe pushtetin vendor.”, shprehet Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top