Braktisi Shqipërinë për Zvicrën, Adrian Bajramin e degdisin shumë shpejt në tribunë

Braktisi Shqipërinë për Zvicrën, Adrian Bajramin e degdisin shumë shpejt në tribunë

Nov 15, 2025 | 19:47






























Adrian Bajrami vendosi në muajin shtator që të refuzonte ftesat nga Shqipëria, pasi preferonte që të vazhdonte karrierën e tij me Zvicrën. Qendërmbrojtësi, edhe pse kishte kaluar shumë vite me fanellën kuqezi, mendoi t’i bashkohej Zvicrës duke menduar se kishte shanse më të mëdha aktivizimi atje.

xhaka bajrami

Në muajin e kaluar, në grumbullimin e parë më Zvicrën, ai qëndroi në pankinë dhe pati edhe mundësinë të aktivizohej disa minuta në barazimin pa gola ndaj Sllovenisë. Por duket se te Zvicra nuk e shohin për momentin si një element të domosdoshëm, edhe pse trajneri Murat Jakin e ka grumbulluar edhe për këto dy ndsesje të fundit.

Në duelin e sotëm ndaj Suedisë, që mund të përcaktojë fatin e kualifikuesve për Zvicrën, lojtari nuk figuron në protokoll, që do të thotë se është dërguar të ndjekë ndeshjen nga tribuna. Një trajtim të cilin ai e kishte cilësuar të pamerituar për cilësitë e tij te Shqipëria, dhe shkoi ta përjetonte tashmë edhe te Zvicra.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top