Braçe me lekë në duar në Kuvend! Shpjegon bonusin për pensionistët: Check-up, hemodializa dhe sterilizimi të jenë publike


Braçe me lekë në duar në Kuvend! Shpjegon bonusin për

Erion Braçe

TIRANË-Deputeti socialist Erion Braçe është shfaqur me një zarf me kartëmonedha në foltoren e Kuvendit ku shpjegoi për deputetët e opozitës se sa do të jetë rritja e pensioneve. Braçe tha se gjatë gjithë viteve si deputet, qoftë në opozitë apo dhe në mazhorancë, për herë të parë po flitet për rritje pensioni me mijë lekë, jo më me qindarka.

“Ju më keni dëgjuar mua herë në opozitë e herë në mazhorancë, por për herë të parë unë po flas për rritje pensionesh me mijë lekë, jo më me qindarka. Rritja e pensionit vitin e parë do të jetë 1800 lekë, për herë të parë është po ashtu e pasqyruar se si do të jetë rritja për të gjithë mandatin. Vitin e parë pensioni i plotë i pleqërisë rritet me 1800 lekë. Vitin e dytë pensioni i plotë i pleqërisë do të rritet me 3600 lekë, vitin e tretë rritet me 5400 lekë, dhe vitin e katërt rritet me 7200 lekë dhe janë këto”, u shpreh Braçe

Braçe gjithashtu kërkoi që tre koncesionet në shëndetësi: check-up, hemodializa dhe sterilizimi – të kthehen në shërbime publike, ndërkohë që buxheti i vitit 2026 parashikon ulje të financimeve për këto kontrata: check-up me 699.8 milionë lekë, sterilizimi me 500 milionë lekë dhe dializa me 815 milionë lekë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top