Braçe denoncon abuzimet në treg: Po hanë të ardhurat e shtuara, po i bëjnë fitime për zinxhirët e supermarketeve!


Braçe denoncon abuzimet në treg: Po hanë të ardhurat e

Erion Braçe

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin në lidhje me çmimet e larta në supermarkete. Në postimin e radhës në rrjete sociale, Braçe shprehet se të gjithë faktorët fiskalë, si TVSH, tatimet, sigurimet shoqërore e shëndetësore, pagat minimale në Gjermani e Itali, janë më të larta se në Shqipëri. Sipas tij të ardhurat e shtuar anë Shqipëri, po shkojnë për çmimet abuzive dhe po reflektohen në fitim të zinxhirëve të supermarketeve. Braçe arsyeton se me forcimin e lekut duhej të ulej çmimi i ushqimeve, higjenës, naftës e me radhë, por në fakt fitimet e tyre po bëhen më të mëdha.

POSTIMI:

NE #PUNE, NE #KUVEND
CMIMET PO HANE ME DHUNE TE ARDHURAT E SHTUARA!
CMIMET PO HANE EDHE EFEKTIN E FORCIMIT TE LEKUT!
Dhjetera mesazhe kam marre per CMIMET, TATIMET-perfshi TVSH, tatimin mbi FITIMIN etj;
Dhjetera mesazhe edhe per emrat;
Degjoni;
Mua as me duhet kush eshte pronari i atij apo ketij zinxhiri supermarketesh;
MUA ME INTERESOJNE CMIMET!
Te gjithe faktoret fiskale qe ndikojne ne shpenzimet e kompanive ne Gjermani apo Itali-marre si shembull, TVSH, TATIM FITIMI KOMBETAR APO VENDOR, SIGURIMET SHOQERORE E SHENDETESORE, PAGA MINIMALE E CAKTUAR ME VENDIM APO KONTRATE, JANE ME TE LARTA SE NE SHQIPERI!
Ne keto kushte, kjo sjellja e formalizuar tashme “he se ke para; he se te eshte rritur rroga, he se te eshte rritur pensioni, he se more bonus, he se e ke nje standard te mesem ti” dhe i paguan keto CMIME-uleritese si abuzive, po hane te ardhurat e shtuara e po i bejne FITIME PER ZINXHIRET E SHTRENJTE TE SUPERMARKETEVE!
Madje madje, po hane pa u ngopur edhe EFEKTIN E FORCIMIT TE LEKUT NE RAPORT ME EURON, INSTRUMENT QE DUHEJ TE ULTE CMIMET E USHQIMEVE, PRODUKTEVE TE HIGJENES, NAFTES E BENZINES-produkte importi qe euro duhet ti bente me te lira!
NE FAKT PO BEN FITIMET E TYRE ME TE MEDHA!

 

 

 

 

Poll



Source link

Scroll to Top