Bota italiane e sportit i thotë lamtumirë një legjende të vërtetë të tenisit. Nikola Pietranjeli, italiani i parë që fitoi një trofe Grand Slam, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare.

Ai fitoi dy herë në Roland Garros, në vitin 1959 dhe 1960. Ky rekord zgjati deri më 26 janar të këtij viti, kur Siner e tejkaloi atë, duke u bërë italiani i parë që fitoi tre tituj Grand Slam, me fitore në Australian Open dhe US Open, përpara fitores së tij në Wimbledon, e cila e çoi numrin e tij në katër.
Pietranjeli ishte gjithashtu kapiten i titullit të parë të Italisë në Kupën Davis në vitin 1976, i vetmi i fituar nga ekipi italian i tenisit para tre finaleve radhazi. Ish-tenisti fitoi gjithashtu dy herë Italinë Open dhe u ngjit në vendin e tretë në renditjen botërore. Suksesi i tij në dyshe në Roland Garros në vitin 1959, së bashku me Orlando Sirola, ishte gjithashtu i rëndësishëm.
PANORAMASPORT.AL








