TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë u shpreh se tregu i hidrokarbureve është një çështje e ndjeshme. Braçe tha se Bordi funksionon vetëm për të bërë transparencë dhe jo për të vendosur çmime, por për të evidentuar problemin. Më tej, ai nënvizoi se Shqipëria ka çmimin neto më të lartë të hidrokarbureve në rajon.
“Ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në rajon, flas pa taksa fare. E gjitha të çon që ta fokusosh vëmendjen në një element kyç që është modeli i tregut. Bordi i transparencë është keqkuptuar si bordi që cakton çmimet, ai Bord duhet të bëjë transparencë që të gjithë të jemi të qartë ku e kemi problemin. Mbi të gjitha ajo që më bëri përshtypje ishin tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon në treg si kartel për, tone kërcënuese për të ndërprerë furnizimet, këto kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe natyrisht duam të marrim përgjigje duke e shembur modelin e tregut të hidrokarbureve që garanton fitime me arrogancë dhe kërcënime nga operatorët në këtë treg”, tha Braçe./ZËRI



