TIRANË-Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka treguar se si është gjendja e tij pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku ka mbeti i plagosur në kokë. Lapaj ndodhet tek spitali i Trumës për të kryer disa ekzaminime, pasi gjatë ndërhyrjes nga forcat e policisë, pësoi dëmtime në kokë, të shkaktuara nga një bombol gazi.
View this post on Instagram
Me anë të një regaimi në rrjetin social Facebook, teksa ndan pamjet nga ndërhyrja e Policisë, Lapaj shprehet se sërish do të kthehet në shesh dhe i bën thirrje qytetrëve të bashkohen në protestën e tij.
Adriatik Lapaj: Edi Rama të bëj përgjegjës ty! Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur. Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi. I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!
Adriatik Lapaj zhvilloi dje (4 janar) protestën e radhës para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje me efektivët, teksa pati dhe arrestime./ZËRI




