Diant Ramaj është në vëzhgimin e Arsenalit, që kërkon një tjetër opsion krah David Rajas. Portieri shqiptar aktualisht është i huazuar te Heidenheim ku është i huazuar dhe titullar i padiskutueshëm në Bundesligë.

24-vjeçari do të rikthehet në fundin e sezonit te Borusia Dortmund. Në rast se këto të fundit vendosin ta mbajnë Gregor Kobel, atëherë Ramaj pritet të largohet përfundimisht.
Ramaj vlerësohet nga skautët e Arsenalit, që e shikojnë të përshtatshëm për kampionatin anglez. Kujtojmë se portieri shqiptar është përmendur më parë si dëshirë për Kombëtaren shqiptare, por edhe përfaqësuesen e Kosovës.
Fakt mbetet se Ramaj pret ftesën e Gjermanisë. Te këto të fundit ka luajtur me moshat.
PANORAMASPORT.AL








