Bislim Ahmetaj përplaset me Flamur Nokën: Ne të mbajmë me makinë 100 mijë euro, po a mbledh dot njerëz?


Bislim Ahmetaj përplaset me Flamur Nokën: Ne të mbajmë me

Makina e Flamur Nokës

TIRANË- Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike ka pasur debate të ashpra mes drejtuesve dhe përfaqësuesve të kësaj partie. Në qendër të debateve ka qenë edhe Bislim Ahmetaj, i cili ka dalë hapur në mbështetje të Ervin Salianjit, pas tensioneve të këtij të fundit me Flamur Nokën dhe Sali Berishën.

Ahmetaj ka deklaruar se nuk e ka mbështetur Salianjin në të kaluarën, kur ky i fundit, së bashku me Berishën, rrethuan selinë e PD-së për t’ia marrë atë Lulzim Bashës. Megjithatë, Ahmetaj ka theksuar se Salianji arrin të mbledhë njerëz në takime dhe ka sfiduar drejtpërdrejt Flamur Nokën me pyetjen: “Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz?”.

Ai më tej ka ironizuar shpenzimet e partisë, duke thënë se PD e mban Nokën me një makinë që kushton 100 mijë euro, në vend që të fokusohet te takimet me qytetarët.

 “Salianji ka ardhur me shkop bejsbolli këtu e unë nuk e kam dashur. Po ai mbledh njerëz. Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz? Se ne jemi shumë të zënë si parti, mbajmë ty me makinë 100 mijë euro me kondicioner ndezur behar e dimër. Për këtë shpenzojmë më shumë. Jo për të takuar njerëz.”– mësohet të ketë thënë Ahmetaj. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top