Bisedimet për rinovimin, Dortmundi vendos ultimatum për mbrojtësin deri në pranverë

Bisedimet për rinovimin, Dortmundi vendos ultimatum për mbrojtësin deri në pranverë

Oct 31, 2025 | 17:15






























Bisedimet për rinovimin e kontratës midis Borusia Dortmund dhe Niko Shloterbek deri tani nuk kanë qenë të suksesshme. Me sa duket, BVB nuk dëshiron të pres shumë më gjatë për vendimin e liderit të mbrojtjes. Drejtuesit e klubit duan të kenë qartësi deri në pranverë, nëse 25-vjeçari i përfaqësueses gjermane do ta zgjas apo jo kontratën, e cila është e vlefshme deri në vitin 2027, raporton “Sport Bild”. Sipas raportimeve, në dhomën e zhveshjes mbizotëron bindja se ish-lojtari i Frajburg do të vendos të qëndroj për një kohë afatgjate te BVB.

DORTMUNDI2

Megjithëse disa klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe Bajernin, raportohet se janë të interesuara për Shloterbek, thuhet se ai nuk flet për klube të tjera brenda ambientit të Dortmundit. Shloterbek po konsiderohet gjithashtu për të marrë shiritin e kapitenit te BVB, të cilin, sipas raportit, mund ta mbaj që nga sezoni i ardhshëm. Megjithatë, sipas “Bild”, Dortmundi aktualisht i ofron atij vetëm një pagë vjetore prej tetë milionë eurosh, shumë që konsiderohet e ulët për Shloterbek.

Thuhet se mbrojtësi kërkon një pagë me shifër tetëshe në të ardhmen. Sipas të njëjtit burim, BVB ka gjithashtu një plan rezervë në lidhje me kontratën e Shloterbek: nëse ai vendos të mos rinovoj, Dortmund mund të zgjedhë të mos e shesë në verën e vitit 2026, por ta lërë të largohet me parametra zero një vit më vonë. Shloterbek u transferua nga Frajburg te Borusia Dortmund në vitin 2022 për 20 milionë euro. Që atëherë, ai ka zhvilluar 132 ndeshje zyrtare (me 6 gola dhe 16 asistime) dhe ka dyfishuar vlerën e tij në treg. Aktualisht nuk është e qartë se cilat opsione konkrete transferimi do të kishte Shloterbek nëse largohet nga Borusia Dortmund. Interesi i Bajernit thuhet se është më tepër i kujdesshëm, ndërsa raportimet mbi interesimin e Liverpulit dhe Real Madridit janë kontradiktore.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top