Mozzarella gjenë përdorim në receta të ndryshme. Por,mozzarella klasike nga Zott e cila vjen e paketuar siZottarella, është produkt i freskët, i prodhuar nga qumështi i kullotave më të mira gjermane, ku sot po sjellim një recetë për një biftek i cili kur kombinohet me mozzarellën nga Zottarella e cila shkrihet komplet – është thjesht, fantastike.

Përbërësit për 2 persona


2 bifteka – fileto viçi (të paktën 150 g secila),

Kripë, piper të zi, pluhur speci të kuq (paprika),

2 lugë gjelle vaj luledielli,

1 paketim Zottarella (≈ 125 g),

2 domate mesatare,

2 speca jalapeno,

2 thelpinj hudhre,

1 degë borzilok dhe 1 degë majdanoz,

1 degë rozmarinë dhe erëza sipas dëshirës,

1 lugë çaji sambal oelek (salcë pikante),

2 lugë çaji “zingara salcë” (ose një tjetër salcë për marinim).

Udhëzimet për përgatitje

1. Përgatitja e mishit

– Ngrohni furrën në 180 °C (me ngrohje të sipërme dhe të poshtme).

– Pastrojeni mishin dhe thajeni me letër kuzhine. Marinojeni me kripë, piper dhe pak pluhur speci për shije.

– Nxehni vajin në një tigan që mund të futet edhe në furrë. Piqni biftekët nga të dyja anët për rreth 5 minuta secila, derisa të marrin një kore të artë.

2. Përgatitja e perimeve dhe Zottarellas

– Ndërkohë, hapeni paketimin e Zottarellas dhe nxirrni fetat prej aty,

– Lani domatet dhe prisni në feta,

– Lani jalapenot, prisni në gjysmë, hiqni farat,pastaj prisni imët,

– Qëroni hudhrën dhe prisni në feta të holla,

– Lani erëzat (borzilokun, majdanozin,rozmarinën etj.) dhe prisni.

3. Pjekja dhe finalizimi

– Pas skuqjes, lini biftekët të pushojnë pak, më pas lyeni sipërfaqen me salcën që keni zgjedhur. Shtoni copa hudhre sipër.

– Vendosni domate dhe feta Zottarella në mënyrë të njëpasnjëshme, një mbi tjetër(domate → Zottarella → domate → Zottarella)mbi secilën biftekë.

– Vendoseni në furrë për 5-8 minuta, vetëm sa Zottarella të fillojë të shkrihet.

– Pasi dalin nga furra, hidhni jalapenot e prerë dhe erëzat e copëtuara duke finalizuar dekorimin e pjatës.

Çka e bën Zottarellan zgjedhje të veçantë?

– Zottarella është prodhuar sipas recetës klasike italiane, në mënyrë që të ruajë strukturën e butë, elasticitetin dhe shijen natyrale,

– E përshtatshme për pjata të ndryshme – nga sallata e thjeshtë, te receta më delikate me mish,

– Me proteina dhe kalcium natyral – ideale për ataqë e duan ushqimin e balancuar dhe të shëndetshëm,

– Një vakt që fton të gjithë në tryezë.

Ky kombinim – mish i butë, Zottarella i shkrirë, domate të freskëta dhe erëza mesdhetare – i bën biftekët me Zottarella një recetë të përkryer për darkë me familje apo miq.

Është relativisht e shpejtë në përgatitje (rreth 20 minuta përgatitje + pak kohë në furrë), por në shije, e mrekullueshme.