TIRANË- Ashtu sikurse çdo javë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një komunikim me qytetarët. Gjatë fjalës së tij, ai ka sqaruar pse iu ndërpre fjala në Asamblenë Ndërkombëtare të Strasburgut këtë javë.
Berisha u shpreh se koha për secilin nga anëtarët e kësaj asambleje është 2 minuta dhe se kjo ishte e pamjaftueshme për të mbyllur fjalimin që ai kishte nisur. Ai theksoi se e vazhdoi fjalimin edhe pas ndërprerjes së fjalës, duke iu drejtuar kamerës, e cila vazhdonte të regjistronte.Në këtë takim, Berisha u shpreh se ka kërkuar qeveri teknike dhe se minutat e para ia kushtoi plotësisht kryeministrit Rama. Ai shtoi se lajmet që qarkulluan për ndalimin e mirofonit dhe ftesën në asamble ishte trillime nga mediat e pushtetit.
“Fjala në Strasburg, për diskutantët, është 2 minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht. Unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm. E vazhdova. Natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë. Në minutën e fundit e dija që ndërpritej, por vazhdova sepse kamera funksiononte. Kërkova qeverinë teknike. Këta lakenj janë shushunjat e zeza që kanë marrë miliona nga lotët e rrugëve. Ja këta janë ata të portaleve të qeverisë, që merren si papagaj të depersonalizuar. Pështyjnë njëherë në fytyrën e tyre pa asnjë dinjitet. Dhe lajmi tjetër se nuk isha i ftuar! Unë jam anëtar i Këshillit të Europës dhe nuk ftohen,” tha Berisha.
/ZËRI



