TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka komentuar në një konferencë për mediat protestën e zhvilluar ditën e djeshme. Ai është shprehur se forcat e policisë janë vetëlënduar, pasi u përplasën vetë me protestuesit, duke hedhur gaz lotsjellës drejt turmës.
Berisha më tej ka përgëzuar protestuesit të cilët kanë reaguar, duke e hedhur gazin lotsjellës pas. Në fjalën e tij, ai shtoi se do të vijojë me protestat për të rritur ndërgjegjësimin kombëtar përballë qeverisë Rama.
“Nuk ka pasur asnjë të plagosur. Ne kemi marrë informacion nga qendrat spitalore dhe nuk ka asnjë efektiv të plagosur. E vërteta që policë të kalamendur pati nga gazi. Po ishte gazi i tyre, jo i protestuesve. Nuk i plagosën protestuesit, i plagosën vetë ata. Se i gjuajtën protestuesit me gaz. I përgëzoj, i përgëzoj për aktin heroik të kapjes së gazeve dhe të hedhjes drejt atyre që i hodhën drejt narko-banditëve. Jemi në kilometrin e fundit, dhe vetëm protesta do të na çojë përpara”,- tha Berisha.



