Berisha premton minimumi jetik 200 euro: Do rrisim rrogat dhe pensionet


Berisha premton minimumi jetik 200 euro: Do rrisim rrogat dhe pensionet

Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me Departamentin e Çështjeve Sociale u shpreh se Shqipëria është vendi i vetëm pa përcaktuar minimumin jetik, dhe kjo sjell që qytetarët të përballen me një krizë të rëndë ekonomike. Berisha u shpreh se minimumi jetik është emergjenca më e madhe në këto 13 vite dhe se ajo duhet të jetë të paktën 200 euro. Kryedemokrati kërkoi që vendosja e minimumit jetik, të shoqërohet edhe me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve.

Sali Berisha: PD ka shpallur dhe qëndron për vendosjen e minimumit jetik. Minimumi jetik është përgjigjja më minimale, më e domosdoshme, më emergjente ndaj kësaj situate të krijuar këto 13 vite. Vetëm me minimumin jetik, duke garantuar për çdo qytetar të këtij vendi jo më pak se 200 euro, pra një minimum jetik prej 200 eurosh, do mund të krijohet, të ndryshohet situata e dhimbshme në të cilën ndodhemi sot. Nuk ka asnjë pengesë për vendosjen e minimumit jetik. Dhe minimumi jetik nuk mund të jetë përgjigjja e vetme ndaj kësaj situate. Por minimumi jetik do të shoqërohet me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve. Kur mendon se janë shpenzuar apo shpenzohen në vit miliarda, miliarda euro për ‘investime’, në fakt që të gjitha, shumica dërrmuese e tyre vidhen, vetëkuptohet që burimet për vendosjen e minimumit jetik, dyfishimin në vazhdim dhe më shumë të rrogave dhe pensioneve. Janë absolutisht reale. Ndaj dhe e kemi thirrur këtë tryezë për të biseduar për këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme si pjesë e programit tonë.

Poll



Source link

Scroll to Top