Berisha po spikat në Seria A, presidenti i Leçes: Po i rimerr të gjitha. Ndeshjet e ardhshme? Nuk kam forcë të…

Berisha po spikat në Seria A, presidenti i Leçes: Po i rimerr të gjitha. Ndeshjet e ardhshme? Nuk kam forcë të…

Nov 30, 2025 | 19:37






























Medon Berisha ishte njeriu i ndeshjes sot në Seria A për Leçen. Mesfushori i Kombëtares asistoi dy gola për ekipin e tij, që fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Torinos.

Screenshot 2025-11-30 191740

Pas ndeshjes së luajtur në Seria A, foli presidenti i Leçes. Saverio Damiani u ndal edhe te Berisha ndër të tjerë.

“Po e përjeton sezonin që nuk mundi ta kishte vitin e kaluar për shkak të dëmtimeve. Po i rimerr të gjitha me shumë cilësi dhe po maturohet jashtëzakonisht shumë”, u shpreh fillimisht i pyetur për Berishën.

Ndeshjet e ardhme? “Nuk kam as forcë për të menduar ndeshjet e ardhshme të kampionatit. Do të mendojmë duke nisur nesër, tani le të shijojmë këtë sukses”, e mbylli fjalën e tij presidenti i Leçes.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top