Berisha paralajmëroi bojkot të Komisioneve të Posaçme, zbulohet porosia e Ramës për deputetët e tij


Berisha paralajmëroi bojkot të Komisioneve të Posaçme,

sali berisha dhe edi rama

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi dje tërheqjen e bashkëpunimit me Partinë Socialiste në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, pas zgjedhje së njëanshme të mazhorancës për Avokatin e Popullit.

Megjithë qëndrimin e mbajtur nga Berisha, deputetët socialistë kanë marrë mesazhe të qartë, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar. Atyre iu është kërkuar që të vijojnë punën në dy komisionet e posaçme, pavarësisht bojkotit të paralajmëruar nga opozita.

Deputetëve u është dhënë argumenti se maxhoranca duhet të zbatojë agjendën që ka Shqipëria në raport me procesin e integrimit europian dhe nuk ka asnjë minutë për të humbur.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, që është duke u zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, ka marrë pjesë dhe Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e rikthyer së fundmi në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që pezullonte masën e sigurisë dhënë ndaj saj “pezullim nga detyra”, nga Gjykata e Posaçme.  

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka në mbledhjen e sotme në fokyus jo vetem agjendën e zakonshme të maxhorancës, por edhe me disa zhvillime të veçanta politike dhe institucionale.

Kjo është praktikisht mbledhja e fundit e grupit socialist përpara seancës së fundit plenare të planifikuar më 18 dhjetor.

Poll



Source link

Scroll to Top