“Berisha i hapi derën të fliste në ‘Foltore”, Lapaj i përgjigjet PD: Nuk e kam parë mesazhin!


"Berisha i hapi derën të fliste në 'Foltore",

Adriatik Lapaj dhe Alfred Lela

TIRANË-Përplasja e orareve tek Kryeministria mes prostestës të kreut të Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe ‘Foltores’ së PD, ka patuar edhe mundësinë e bashkimit të dy partive.  Drejtori i zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela ka deklaruar me anë të një postimi në Facebook, se i kishte kërkuar kreut të kësaj partie, Adriatik Lapajt që ta telefononte, për t’i njoftuar, një mesazh nga Berisha, se nëse kishte dëshirë mund të rrinte para kryeministrisë dhe t’i bashkohej ‘Foltores’. 

Por diçka e tillë nuk ndodhi dhe Lapaj nuk e kishte kontaktuar, pasi sipas tij nuk e kishte parë mesazhin. Lela e akuzoi Lapajn se po kërkon të bëhet protagonist, duke krijuar e nxitur skenare dhune me policinë, si të porositura nga PD.

POSTIMI:

Adriatik, mos e qelb edhe ti, si aleati-armik Enxiu Shabani! Bullshit!
Adriatik Lapajt i kam shkruar sot paradite ‘të më telefonojë kur të ketë mundësi’. T’ua tregojë mesazhet mbështetësve të tij, para se t’i ndërsejë për t’ia faturuar Berishës dhe PD dhunën e Policisë. I shkrova, jo për mall, por se kisha porosi nga Sali Berisha që, po të donte, e kishte derën hapur të fliste në Foltoren tonë. Nuk më mori dhe as më shkroi. Tani me duket se e kuptoj psenë. Kërkon një akt martirizimi dhe heroizimi. Me kete rast sakaton edhe të vërtetën. I lutem të mos bëhet si ‘vëllami politik’ i 11 majit, Enxiu Shabani. Sidoqoftë, më vjen keq për forcën policore të përdorur në dy raste ndaj mbështetësve të tij. Eshtë qesharake të mos lejosh protesta para një institucioni, kur para Shtëpisë së Bardhë ka, çdo ditë të Zotit, disa protesta, ndonjëra edhe e përhershme. Askush nuk i shtyn dhe as pengon. Që të ndërtosh skenarë me dhune të porositur nga opozita kryesore, është lojë bërrylash për protagonizëm, jo opozitarizëm. Gjithashtu, gjë e pashije…

Kujtojmë se pak orë më parë pati një përplasje mes protestuesve të Lapajt dhe Policisë, pasi në vendin ku ata po protestonin do të zhvillohen edhe Foltorja e PD-së. Kreu i Partisë ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendosi protestën e tij disa metra larg Kryeministrisë, pak para se Sali Berisha të mblidhte ‘Foltoren’ si çdo të hënë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top