Berisha akuza mazhorancës në Kuvend: Jeni pengesa e vendit drejt BE-së! Balla: Hiqni dorë nga balta dhe uluni me ne


Berisha akuza mazhorancës në Kuvend: Jeni pengesa e vendit drejt

sali berisha-taulant balla

TIRANË- Çështja e integrimit në Bashkimin Europina ka shkaktuar debat mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. 

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi mazhorancën se po mban peng integrimin e vendit në BE. Lideri demokrat u shpreh se mazhoranca është krim në vazhdim, duke thënë se është pengesë që Shqipëria të hyjë në BE.

“Ju penguat integrimin në BE. Dërgoni persona, që atje as që i presin. Hiqni imunitetin e Ballukut dhe dërgojeni atje ku e kërkon SPAK. Duhet të dërgoni përpara drejtësisë funksionarë të lartë. Dosja e AKSHI-t dhe e Ballukut janë çështje botërore. Nafta në Shqipëri ka kapur majat dhe për fermerët në vende të tjera shitet shumë më lirë. Nesër Rama paditet si mashtrues publik. Jeni krim në vazhdim, jeni kriminelë në bashkëpunim.”, u shpreh Berisha.

Në përgjigjë, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla i bëri hirrje opozitës që të lënë mënjanë akuzat dhe të punojnë së bashku për të përshpejtuar rrugën e vendit drejt BE, ndërsa shtoi se po ‘hedhin baltë për integrimin në BE’. Balla citoi edhe shefen e diplomacisë europiane Kaja Kallas, e cila tha se Shqipëria dhe Mali i Zi janë afër procesit, duken hedhur poshtë pretendimet se janë bllokuar negociatat.

“Ajo që duhet tua themi me krenari shqiptarëve, nuk është shpresa apo mallkimet e atyre që thonë se negociatat kanë ngecur. Është fakt nga KE se Shqipëria sot ka përmbushur detyrimet nga procesi i anëtarësimin në BE. Të gjitha piketat e ndërmjetme që kishte janë përmbushur. Ka një procedurë që nga Komisioni kalon te Këshilli dhe nga aty te vendet anëtare. Sikur se u komunikua pardje nga komisonerja Kos dhe dje nga Kaja Kallas se pritshmëria e Shqipërisë për të mbyllur anëtarësimin brenda vitit 2030 është shumë realiste. Kallas tha se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të bëhen gati për pjesëmarrje në zgjedhjet e 2029 në PE, ky është fakt… Hiqni dorë nga kjo baltë që po i hidhni Shqipërisë. Është momenti i duhur historik për të punuar bashkë dhe për ta çuar para këtë aspiratë, ejani dhe lexojeni me vëmendje raportin që do miratojë parlamenti europian në 5 maj”, tha Balla.

Poll



Source link

Scroll to Top