TIRANË- Pas situatës së tensionuar në Kuvend, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar ndjesë deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Balla shprehet se nuk kishte qëllim që ta fyente, duke shtuar se bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE përdoret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian.
“Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimarrjen e BE. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkoj ndjesë. Ndërkohë, kryetar, për të gjithë atë lum rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as iman, as familje, sigurisht që unë dhe për dëmtimin e pajisjeve… në këto kështu kërkoj ndërprerje seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer”, shprehet Balla.
Një episod i tillë mes toneve të larta dhe ofenduese, u regjistrua teksa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndodhej në foltore duke folur. Një fjali e tij ka tensionuar demokratët e pranishëm në seancën parlamentare, ndërsa situata u tensionua dhe u desh ndërhyrja e Gardës. Më pas, deputetët demokratë kanë shkuar drejt foltores, duke mos e lejuar socialsitin që të vijonte fjalën e tij. Kjo situatë solli edhe ndërhyrjen e Gardës, ndërsa seanca u ndërpre për pak minuta./ZËRI



