Bashkëpunimi mes qeverisë dhe bashkive, Rama krijon grupin e punës! Kush do të jetë ministri drejtues dhe përfaqësuesit vendorë


Bashkëpunimi mes qeverisë dhe bashkive, Rama krijon grupin e

pamje nga takimi

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka njoftuar ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes qeverisë dhe bashkive. Në takimin e sotëm me kryebashkiakët në Golem, kreu i qeverisë theksoi se ky grup pune do të vlejë për adresimin dhe trajtimin e problemeve të bashkive. Në mbyllje të takimit të sotëm me kryetarët e bashkive, Rama njoftoi dhe ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes qeverisë dhe bashkive.

Ministri i pushtetit vendor Ervin Demo do të jetë në krye të këtij grupi. Ndërohë që ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahiaj, ministri i kulturës dhe turizmit Blendi Gonxhe dhe ministri i mjedisit Sofjan Jaupaj do të jenë përfaqësuesit e qeverisë. Ndërsa, përfaqësues nga bashkitë do të jenë kreu i bashkisë së Lezhë, Maliqit, Shkodrës, Himarës, Durrësit dhe Roskovecit.

“Është koha të krijojmë një grup pune të përbashkët me qeverinë dhe bashkive për të trajtuar të gjitha problemet dhe për t’i futur në vijë si në aspektin rregullativ apo dhe në aspektin e problematikave të ndryshe. Janë përfaqësuesit tuaj në këtë grup dhe ky grup do duhet të trajtojë çështje specifike nën drejtimin e ministrit të pushteti qendror dhe ai më pas do t’i drejtohet qeverisë për ndryshime në ligje, nxjerrje urdhëresash të reja dhe krijimin e sinergjive të reja”, tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top