Barcelona iu kthye fitoreve, Flik: Duhet të luftojmë, Jamal nuk është ende gati

Barcelona iu kthye fitoreve, Flik: Duhet të luftojmë, Jamal nuk është ende gati

Nov 2, 2025 | 22:43






























Barcelona ka fituar me shifrat 3-1 përballë Elçes sot dhe trajneri Hansi Flik ka qenë i lumtur me reagimin e skuadrës së tij pas humbjes ndaj Realit. Megjithatë, trajneri gjerman theksoi se ekipit i duhej ende punë për të treguar vlerat e tij, si grup por edhe individualisht, duke u ndalur te situata e Lamin Jamal.

dsfsdfsdfdsfsd

“Pashë gjëra që i bëmë mirë, por duhet të përmirësohemi edhe ne. Duhet të luftojmë. Sot kishim një kundërshtar që donte topin dhe nuk ishte e lehtë. Na u desh të bënim presion dhe e bëmë, prandaj shënuam dy golat e parë dhe krijuam më shumë raste.

Mendoj se nëse të dy do t’i kishim shndërruar rastet tona në gol, do të kishte qenë rezultati 6-2. E thashë tashmë se nuk do të ishte e lehtë. Kemi dy ndeshje të mbetura para pushimit dhe duam t’i fitojmë.

Jamal? Ai duhet ta menaxhojë dëmtimin e tij. Të stërvitet, të marrë trajtim. Është një hap i mirë për të. Nuk mund të themi se është gati. Duhet ta menaxhojmë.

Rashford mund të kishte shënuar edhe dy gola të tjerë. Jam i kënaqur me nivelin e tij; e di që ai mund të luajë në këtë nivel të lartë. Jam shumë i lumtur për të”, tha ndër të tjera Flik pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top