“Barazia gjinore” kalon në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, PD kundër, Tabaku nuk merr pjesë në votim


“Barazia gjinore” kalon në Komisionin për të Drejtat

jorida tabaku

TIRANË- Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, ka votuar me shumicë votash projektligjin për barazinë gjinore. Opozita u shpreh kundër këtij projektligji, ndërkohë që drejtuesja e Komisionit Jorida Tabaku, nuk mori pjesë në votim.

“Ky ligj është po kaq i trubullt saç është identiteti politik i kësaj qeverie, që votohet si qeveri e majtë, dhe është një qeveri oligarkësh, po kaq i trubullt saç janë vizionet e zotit Mazniku për Reformën Territoriale. Ka plot trubullira të tjera që nuk mendoj se i bëjnë mirë as familjes dhe as traditës, ndaj PD do të votojë kundër. Duke e shprehur qartë se është kundër çdolloj diskriminimi”, u shpreh Gjekmarkaj.

Ndërkohë që vetë Tabaku, nuk dha asnjë arsyetim se pse vendosi që të mos merrte pjesë gjatë votimit. Ky projektligj do të kalojë për votim dhe në Komisionet e tjera, dhe më pas do të paraqitet për votim në seancën plenare më të afërt.

Projektligji për barazinë gjinore, ka përplasur një sërë mendimesh, mes politikës por edhe aktivistëve të shoqërisë civile. PD kërkoi pak ditë më parë, që për këtë projektligj të kalohet në referendum, ndërsa Partia Socialiste pretendon se ligji nuk do të ndryshojë konceptin e dy gjinive, burrë dhe grua.

Poll



Source link

Scroll to Top