“Balluku” shkakton tensione në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi: Po mbroni të korruptuarit! Peleshi: Shtyrjen e Këshillit e kërkoi…


"Balluku" shkakton tensione në Konferencën e

konferenca e kryetareve

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate të forta mes palëve. Mësohet se shkak për këtë është bërë shtyrja e mbledhjes së këshillit të mandateve për kërkesën e SPAK për Belinda Ballukun, teksa përfaqësuesit e opozitës kanë drejtuar akuza kryesisht ndaj parlamentarit, Niko Peleshi.

Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka akuzuar Peleshin se po shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën, duke marrë mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Sipas Bardhit, Peleshi ka urdhëruar shtyrjen e mbledhjes me të dhëna të rreme, ndërsa e cilëson sjelljen e Kuvendit si arbitrare, duke thënë se ‘askund nuk thuhet që Kuvendi duhet të presë që të “flasë” një institucion për të vendosur.’

“Zoti Peleshi, jeni në shkelje flagrante të Rregullores. E kemi kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por e keni refuzuar. Vendosët ta mblidhnit më datë 28, por dy orë para mbledhjes, me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme, e keni anuluar mbledhjen. Kështu siç e keni shkruar, edhe pse jam i bindur se nuk e dini se çfarë keni shkruar, i bie që Këshilli të mblidhet pas dy muajsh. Mjafton të lexosh ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, ju thoni që do ta mblidhni Këshillin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Gjykata ka më shumë se dy muaj kohë për t’u shprehur. Kjo është një sjellje arbitrare dhe argumentet kanë zero bazë, qoftë në Kushtetutë apo në Rregullore. Askund nuk thuhet që Kuvendi duhet të presë të shprehet një institucion tjetër për një çështje që nuk ka lidhje me ne. Ka vetëm një shpjegim: ju keni marrë në mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut”, tha Bardhi.

Këtyre akuzave u është përgjigjur kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, duke theksuar se vendimi për shtyrjen e mledhjes është marrë pas propozimit të deputetëve aëtarë, Taulant Balla dhe Bledi Çomo.

“Shtyrja e mbledhjes së Këshillit në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren thjesht me shumicë, por çdo propozim i anëtarëve vlen. Me propozim të deputetëve anëtarë Taulant Balla dhe Bledi Çomo që kërkuan të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shtyva mbledhje.”, tha ai.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit e planifikuar për ditën e djeshme, u shty pas kërkesës së socialistëve për të pritur fjalën e Kushtetueses. Shtyrja e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë përmes një njoftimi publik./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top