TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin e tij social, Facebook, ku ka vijuar akzuat ndaj kryeministri Rama dhe zv.kryeministres Balluku. Për çështjen “Balluku”, Berisha ndau sipas tij, detaje nga dosja, ku rezulton se zv.kryeministria është pronare e 300 apartamenteve e dy jahteve dhe shumash të mëdha parash. Lideri demokrat thotë se këto shifra tregojnë përmasat e korrupsionit të Ramës, duke e krahasuar me diktaturat afrikane të 30 viteve më parë.
“Këtë javë, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetarët shqiptarë mësuan se ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj. Një ministër shqiptar, apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion, që blen dy jahte dhe kushedi sa çfarë pasurish të tjera, dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, korrupsioni i Edi Ramës dhe enturazhit të tij, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë”, tha Berisha.
Më tej, Berisha u pyet edhe për protestën e 22 dhjetorit, teksa deklaroi se do t’i jepet ultimatum kryeministri Edi Rama për t’u larguar. Berisha ftoi qytetarët që të shprehin revoltën e tyre për largimin e kryeministrit Rama.
“Qytetarët shprehin revoltën e tyre dhe i japin ultimatum Ramës. Edi Rama duhet të largohet. Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të gjejë paqen që meriton.”, tha Berisha.
Lideri demokrat u pyet gjithashtu edhe për protestën e Adriatik Lapaj, teksa zbuloi nëse ky i fundit do të jetë prezent në protestën e 22 dhjetorit. Berisha deklaruar se e ka ftuar kreun e “Lëvizja Shqipëria Bëhet” që t’i bashkohet protestës, por theksoi se Lapaj ka axhendën e tubimit të tij. Ai shprehu mbështetjen e tij për Lapajn dhe e përgëzoi për nismën.
“Unë e kam mbështetur publikisht jo një, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e mbështet te partia e tij. PD ka nisur protestën e saj të fuqishme javore para Kryeministrisë dhe në Parlament. Zoti Lapaj është ftuar të jetë në protestën tonë; madje, po të donte, mund edhe të fliste, por ai e ka të programuar protestën për partinë e tij.”, u shpreh Berisha./ZËRI



