“Balluku” në Kushtetuese, Berisha: Gjykata të mbajë seancë publike, gjyqtarët janë nën presionin e Ramës!


"Balluku" në Kushtetuese, Berisha: Gjykata të mbajë

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar nga Gjykata Kushteuese që të zhvillojë seanca publike në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut. Në konferencën për mediat, Berisha thotë se Kushtetuesja është nën presionin e kryeministrit Rama dhe për këtë arsye, Gjykata sipas tij, vendosi ta kalojë në seancë plenare ankimin e qeverisë. Lidhur me këtë, kreu i demokratëve i bëri thirrje gjykatave dhe gjyqtarëve që të denoncojnë çdo ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre. . 

“Ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese të vendit zhvillohet një betejë e pashembullt në historinë e një vendi, midis institucionit të dorëheqjes dhe institucionit të vjedhjes, të përfaqësuar nga qeveria, mësohet se gjykata në një presion të tmerrshëm vendosi të shqyrtojë çështjen e përfaqësuar nga avokati i vjedhjeve qeveritare, Edvin Kristaq Rama. Duke mos komentuar më tej, në këtë çështje, i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të parashikojë seancë publike në gjykimin e kësaj çështje pasi është çështja më e nxirë në historinë e jurisprudencës evropiane dhe botërore. Kurrë ndonjëherë, një kryetar qeverie, një kryeministër, shef ekzekutivi, president qoftë ai, nuk ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të mbrojtur masat që gjykatat e tjera kanë marrë për vjedhje klamoroze të dokumentuara në të gjitha aspektet. I kërkoj parlamentit të bëjë të gjitha demarshet që Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë plenare të hapur për publikun, në të cilën shqiptarët të shohin me sytë e tyre, të dëgjojnë me veshët e tyre se si Edi Rama ka zëvendësuar institucionin e dorëheqjes dhe shkarkimit me institucionin e vjedhjes qeveritare. U bëj thirrje gjykatësve të denoncojnë në format që i gjykojnë të përshtatshme çdo lloj ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre dhe të hedhin në kosh mashtrimet dyditore të Edi Ramës, duke cituar Komisionin e Venecias për gjëra që ai nuk i ka thënë kurrë, nuk i ka shkruar kurrë.”, tha Berisha. 

Ndërkohë, çështje e Ballukut ka kaluar te trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ende nuk diht nëse mbledhja e 8 gjyqtarëve do të jetë publike. Në rast se trupa e gjyqtarëve nuk gjen një dakordësi 5-3 për të pranuar kërkesën e kryeministrisë, atëherë mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Ballukut./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top