‘Balluku’ ndez Kuvendin! Bardhi: Përfshini raportin, po e zvarrisni. Balla: Do e dorëzojmë në 12 mars


'Balluku' ndez Kuvendin! Bardhi: Përfshini raportin, po e

Gazment Bardhi

TIRANË-Seanca e sotme parlamentare nis me 1 minutë heshtje për Adem Jasharin dhe familjen e tij në Prekaz. Por pas këtij momenti debati shpërtheu lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. 

Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi të votohet sot për heqjen ose jo të imunitetit, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla i tha opozitës se janë brenda afatit 2 javor për të përgatitur raportin e tyre. Balla informoi se raporti i mazhorancës do të jetë gati më 12 mars. 

Gazment Bardhi: Siç jeni në dijeni, më 23 shkurt Këshilli i Mandatit ka përfunduar shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë që kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut në përputhje me afatet e përcaktuara nga rregullorja e Kuvendit, 5 anëtarët e këshillit që e kishin të qartë përgjegjësinë dhe detyrën e tyre, kanë dorëzuar raportin. Jeni të detyruar ta përfshini raportin si pjesë të seancës më të parë të Kuvendit pas dorëzimit. Raporti është dorëzuar të hënën dhe seanca më e parë është seanca e sotme. Në rendin e ditës që sapo lexuat, s’është përfshirë shqyrtimi i kësaj kërkese dhe një javë ka mbetur që kërkesa të konsiderohet e rrëzuar për shkak të mosmarrjes në shqyrtim sepse e keni çuar në limitet 3-mujore, në kundërshtim flagrant. E zvarritët këtë procedurë përmes mosmbledhjes së këshillit për gati 2 muaj duke penguar funksionin normal në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën. Tani po zvarrisni përfshirjen e kësaj çështjeje në rendin e ditës. Nëse do të thoni Ulsiu vazhdon të jetë në bibliotekë dhe s’e ka përfunduar raportin, ky është problemi i Ulsiut. Ulsiu të dalëë nga biblioteka, të dorëzojë raportin sepse çështja është shumë e thjeshtë, s’ka nevojë për lexim të thelluar. Çështja është kushtetuese, ligjore dhe ky Kuvend ka detyrimin t’i kthejë përgjigje SPAK. Ka 3 muaj që po pengohen hetimet sepse prokuroria pret përgjigje nga Kuvendi. Ktheni përgjigje.

Taulant Balla: E dëgjova me vëmendje gënjeshtrën, të gënjesh edhe në muaj Ramazani. Sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që s’ke asnjë lidhje je ti, as me besimin as me vlera të tjera morale dhe familjare. Mungesa e vlerave morale dhe familjare janë të rëndësishme për tu konsideruar për çdo person. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë përmbledhjen e Këshillit të Mandateve, e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë, në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e kuvendit këtë akt procedural. Në këshillin e Mandateve ka pasur 2 mendime dhe 2 qëndrime. Këshilli Brenda 2 javëve harton raport. Jemi brenda kohës, ky grup parlamentar nuk i merr vendimet kryetari i grupit, apo kryetari i kuvendit, apo kryetari i komisionit të ligjeve, por vendimet merren kolegjiale. Në datë 23 shkurt, kam komunikuar publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë, do të respektohet afati 2 javor. Afati 2 javor është para datës së përfundimit të shqyrtimit, që është 17 marsi. Sapo të jetë gati, në seancën më të parë, që është 12 marsi, do jenë gati 2 raportet.

Poll



Source link

Scroll to Top