Bajerni në formë të jashtëzakonshme, Kompani sinjalizon për rinovimin e titullarit

Bajerni në formë të jashtëzakonshme, Kompani sinjalizon për rinovimin e titullarit

Nov 5, 2025 | 19:28






























Kontrata e Dajot Upamekano me Bajernin skadon në fund të sezonit. Trajneri Kompani ka lënë të kuptohet se do ta mirëpriste një zgjatje të saj.

sadsadsasaddassadsdadassad

“Unë gjithmonë i shoh lojtarët e mi pak më të mirë se të gjithë të tjerët. Upamekano është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë,” tha Kompani në konferencën para ndeshjes kundër PSG. Por, trajneri nuk mund të vendosë për të ardhmen e francezit.

“Ne kemi role shumë të qarta të përcaktuara në klubin tonë. Nuk jam vetëm unë ai që merr vendimin. Unë mund të vlerësoj cilësitë e tij sportive,” tha Kompani. “E shoh si një lojtar shumë të mirë dhe të lumtur.”

Kontrata e Upamekano me Bajernin skadon në verë. Qendërmbrojtësi po konsideron një transferim te një rival evropian. Së fundmi është raportuar se Bajerni do të dëshironte të zgjaste kontratën e Upamekanos që skadon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top