Bajerni kërkon ringritjen pas barazimit zhgënjyes, Kompani lavdëron kundërshtarin

Bajerni kërkon ringritjen pas barazimit zhgënjyes, Kompani lavdëron kundërshtarin

Nov 22, 2025 | 11:56






























Bajerni dëshiron të nis një seri të re fitoresh kundër Frajburgut. Por do tu duhet të bëjnë disa ndryshime. Kanë kaluar dy javë e gjysmë që nga fitorja e fundit e Bajernit në një ndeshje zyrtare.bajernAtëherë, në fillim të nëntorit me fitoren 2-1 në Paris, kampionët rekord morën kryesimin në Evropë; këtë fundjavë synojnë të korrigjojnë barazimin 2-2 kundër Union Berlin para ndërprerjes për ndeshjet ndërkombëtare.

“Nuk fituam, nuk e kam harruar këtë në dy javët e fundit,” tha Vinsent Kompani të premten në mëngjes, duke iu kthyer të kaluarës, për të theksuar edhe një herë urinë e ekipit të tij për të nisur një seri të re pas 16 fitoreve radhazi.

Pikërisht në këtë moment, Frajburg udhëton në Mynih, duke synuar të fitoj ndeshjen e parë ndonjëherë në Bundesligë kundër Bajernit në tentativën e tyre të 26-të. Ndërkohë, Bajern nuk ka humbur asnjë pikë në shtëpi në 11 ndeshjet e fundit për dy sezone me radhë. Manuel Nojer mund të jetë pjesë e misionit për të siguruar një fitore në shtëpi. Portieri nuk ishte stërvitur deri të enjten për shkak të një problemi në stomak, por sipas Kompanisë, ai “shpresohet” të rikthehet me ekipin të premten dhe të jetë në portë të shtunën. Serxh Gnabri, i cili, ashtu si Xhoshua Kimish, kishte qenë duke u stërvitur individualisht, “ndoshta nuk” do të jetë i gatshëm, pasi “ndjeu diçka” pas kthimit nga detyrat me kombëtaren. Kompani nuk dha detaje të tjera. “Do t’iu duhet ta pyesni departamentin mjekësor për këtë.”

Opsionet për ta zëvendësuar janë i riu Lenart Karl në krahun e djathtë ose huazimi nga Çelsi, Nikolas Xhekson si sulmues. Nëse luan Karl, Olise do të zhvendoset në rolin e numrit 10. Nëse luan Xhekson, Kejn do të tërhiqej një pozicion më prapa dhe do të merrte rolin e Gnabrit si organizator loje. Gnabri do të jetë i nevojshëm javën e ardhshme kundër ish-klubit të tij Arsenalit. Trajneri i Bajernit as nuk po mendon për Arsenalin ende; në stilin e tij të zakonshëm të përkushtuar, ai përkundrazi lavdëroi kundërshtarin e radhës Frajburg përpara ndeshjes së së shtunës, duke i përshkruar si një “shembull i mirë” për shumë klube. “Mënyra se si ata luajnë është jashtëzakonisht konsistente. Ata kanë shumë zgjidhje për problemet; nuk e kanë ndryshuar kurrë stilin, por gjithmonë e kanë përshtatur pak. Më pëlqejnë histori të tilla.”

KLAJDI BAJO-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top