Avokati i Popullit “peng”https://zeri.ai/”PD firmosi kandidatët që dëshiron Rama”, Salianji “numëron” gabimet: Pse s’ka guxim të deklarojë…


Avokati i Popullit "peng"/ "PD firmosi kandidatët që

GJIROKASTËR- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zjvilluar një tjetër takim pas atij në Durrës. Salianji ka vijuar takimet me strukturat e PD, por këtë herë në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij me qytetarë të zonës, Salianji vazhdon të theksojë bindjen se PD ka nevojë për ndryshim dhe se kjo mund të arrihet duke krijuar struktura që nuk bëjnë gabime, ndërsa numëroi disa prej tyre.

Sipas Salianjit, PD ka vepruar gabim në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pa një strategji dhe duke ia lënë në dorë Ramës për të zgjedhur një kandidat. Mosmbajtja e një qëndrimi të qartë në këtë proces, sipas Salianjit, i bashkangjitet gabimeve të PD si në sistemin zgjedhor, lënien e mandateve, etj.

“PD duhet të ringrihet, për të mbushur sheshet. Nëse ne nuk kemi guxim të ndryshojmë veten Shqipëria do ta ketë të vështirë, të ndryshojë. PD po duket që po atrofizohej, nuk po analizonte veten e vet. Sot më vjen mirë që pas fuqisë së demokratëve, PD sot është në një tjetër marsh. Ka më shumë takime, analiza e debat. Në fund, dua të them se ne kemi diskutuar se si PD ka bërë gabime në sistemin zgjedhor, lënien e mandateve, ndarjen territoriale, tek mosvlerësimi i njerëzve që janë votuar tek qytetarët. Por edhe sot PD na paska bërë një gabim tjetër, i jap të drejtë Berishës që tha për Avokatin e Popullit. A duhet vetëm të qajmë për gabimet që bëjmë. Si mundet PD dhe grupi parlamentar të shkojë pa strategji dhe ti japë ramës 15 emra dhe të zgjedhë cilin të dojë. Si mundet PD të mos ketë guximin të thotë që kandidatura jonë do jetë Adriana Kalaja, Skënder Aluci. Si ka mundësi që PD nuk mban qëndrim të qartë…”, tha ai.

Disa ditë më parë, Salianji i nisi këto takime në Durrës bashkë me Ilir Alimehmeti dhe disa nga më të votuarit e Primareve. Lëvizja synon sipas Salianjit, që të bëjë një ringritje të Partisë Demokratike, por edhe një analizë për humbjen e njëpasnjëshme të zgjedhjeve./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top