Avokati i Popullit/ 7 kandidatë në garë, Komisioni i Ligjeve vendos të martën për “fatin” e tyre


Avokati i Popullit/ 7 kandidatë në garë, Komisioni i Ligjeve

avokati i popullit

TIRANË- Firmat e 7 kandidatëve për Avokat Populli do të shqyrtohen ditën e martë, nrë orën 11:00. Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të mblidhet për shqyrtim, më pas, do të merret vendimi për emrin që do të kalojë të enjten për votim në seancë plenare. 

“Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ora:11:00 . “Shqyrtimi i plotësimit të kushteve ligjore për kandidatët që kanë marrë mbështetjen me jo më pak se 28 firma për vendin vakant të Avokatit të Popullit”, thuhet në njoftim.

Shtatë kandidatë që kanë arritur të sigurojnë firmat e nevojshme për të vazhduar në fazën e ardhshme të procesit për postin e Avokatit të Popullit, janë: 

-Endri Shabani

-Jola Hysaj

-Adriana Kalaja

-Besim Ndregjoni

-Aranita Brahaj

-Tartar Bazaj

-Skender Haluca

Megjithatë, situata mbetet ende e paqartë se si do të veprohet, ndërsa në seancën plenare, 11 dhjetor, pritet të kalojë e gjithë lista e kandidatëve që ka marrë më shumë se 28 vota dhe jo vetëm 1 siç parashikohet në formularin e PD-së.

Ndonëse Partia Socialiste njoftoi tërheqjen dhe i la në dorë opozitës zgjedhjen e emrave, zhvillimet e fundit mes palëve e kanë bërë sërish që situatë të ndryshojë sërish. Partia Demokratike propozo formulën për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, ndërsa një ditë më pas Partia Socialiste e refuzoi. 

Më pas, demokratët tërhoqën firmat për kandidaturën e Endri Shabanit, duke vijuar më pas për të gjithë kandidatët për Avokatin e Popullit duke theksuar se mbeten ende në pritje të përgjigjes së Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top