“Avokat” i Ballukut? “S’jemi zyrë noterie”, Rama shigjeton SPAK: USB-ja me 16 mijë faqe dokumente, mesazhet s’janë prova


"Avokat" i Ballukut? "S'jemi zyrë noterie", Rama

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve për një nga çështjet më të nxehta të vitit, atë të dosjes hetimore ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres, Belinda Balluku. Rama vijoi me retorikën e tij se vendimi për pezullimin e Ballukut ishte skandaloz, si asnjë rast tjetër në botë. 

Lidhur me qëndrimin e qeverisë për këtë çështje, Rama theksoi se nuk ka bërë avokatin zëvendës kryeministres, ndërsa nuk la pa përmendur mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Sipas kryeministrit, Këshilli nuk mund të marrë vendime dhe të aprovojë kërkesat e SPAK, pasi nuk është “noteri”. 

Lidhur me USB-në e kërkuar për çështjen”Balluku”, Rama tha se janë 16 mijë faqe, por që nuk janë të gjitha prova, pasi aty gjenden edhe kontrata e studime. 

“Të përgjigjem me pyetje, keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie në rastin konkret nga ana jonë? Nuk besoj. As unë dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Ndryshon nga rastet e tjera, ka ardhur tek te. Nuk është një nga rastet në rrugët e pushtetit gjyqësor, të cilin pushteti gjyqësor, në këtë rast prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Kur rasti vjen në derën tonë, të pushtetit legjislativ, pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i prokurorisë. Këshilli i Mandateve nuk është zyrë avokatie, parlamenti nuk i noterizon kërkesat që vijnë, i merr i sheh. Mos m’i përmend ato 16 mijë faqet. Ajo më provokon, më ka provokuar në ditën e parë. Po të isha në Këshillin e Mandateve, do i thoja, çohuni, merrni një dosje. Nuk mund të vini me 16 mijë faqe.

A e dini se për çfarë janë? Nuk janë produkt i hetimit. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime. Arkivi i ministrisë, i futur brenda. Vandak me dokumente zyrtare. Kjo është afërmendsh. USB e sjellë nga prokuroria, nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS, ai ministrja, avokati. Për të mos krijuar një shteg, që ja, i kanë nxjerrë këta. Nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndirmi, por me qëndrim të duhur, shumë korrekt. Rasti vjen në parlament, dhe para se të vijë në parlament, rasti u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv, brutalisht. Kërkesë skandaloze për pezullim, rast skandaloz në asnjë vend të botës. nuk ka ndodhur as në Europë, as në ndonjë vend të botës. Mbajtëm qëndrim institucional, në parlament do të mbajmë qëndrim”, theksoi ai.

Duke qëndruar të çështja “Balluku”, Rama komentoi dosjen e SPAK duke theksuar se mesazhet e dala në media nuk mund të jenë prova. Sipas tij, mesazhet e publikuara nga dosja janë pjesë e procesit, por kurrsesi prova.

“Që kur mesazhet janë prova?! Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqesh si në kohën e gjuetisë së shtrigave. Mesazhet dhe cdo gjë tjetër që lidhet kush tha çfarë tha janë pjesë e procesit, nuk e përjashtoj unë këtë. Por parapërfytyroni çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm. Për çfarë i duhet pafajësia, kush ia kthen prapësht jetën. Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij. Prandaj në drejtësinë demokratike nuk lejohen shumë gjera nga ato që ndodhin kështu.”, tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top