Auditim pagesës për LaCivita, Celibashi: Ende herët për të komentuar shifrat, duhet analizë…


Auditim pagesës për LaCivita, Celibashi: Ende herët për

ilirjan celibashi

TIRANË- Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, ka marrë një pagesë totale prej 139,111,686 lekë për konsulencën e tij. Kjo kontratë pritet të kalojë në sitën e audituesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Po ashtu, edhe deklarimit e Partisë Socialiste dhe subjekteve të tjera garuese në zgjedhjet e 11 majit do të kenë të njëjtin fat.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se është ende herët për të komentuar shpenzimet e partive në fushatë, dhe për këtë do të bëhet auditim, veçanërisht për financimin e subjekteve zgjedhore.

“Është ende herët për të komentuar se sa e si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”, u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Ceibashi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi më 3 nentor shpenzimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Raporti i KQZ tregon edhe të ardhurat e deklaruara nga partitë, ku PS ka shpenzuar në total 169,574,703 lekë, Partia Demokratike ka shpenzuar në total 213,060,301 lekë, ndërsa drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, është paguar për konsulencën e tij 139,111,686 lekë. Ndërkohë, Partia e Lirisë, forca e politike e drejtuar nga Ilir Meta ka shpenzuar mbi 100 mijë euro. Nga këto, 70 mijë euro kanë shkuar për mitingjet e përbashkëta me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top