Askush si ai, Lautaro Martinez vendos një tjetër rekord me golin e shënuar ndaj Komos

Askush si ai, Lautaro Martinez vendos një tjetër rekord me golin e shënuar ndaj Komos

Dec 6, 2025 | 22:42






























Lautaro Martinez vazhdon të shkruajë kapituj të rinj në historinë e Serisë A. Sulmuesi argjentinas ka shënuar tashmë kundër 30 skuadrave të ndryshme në kampionat, pasi goli i tij ndaj Komos e bëri klubin lombard “viktimën” e radhës. 

bandicam 2025-12-06 18-14-23-099

Që nga debutimi me Interin në sezonin 2018/19, asnjë lojtar tjetër nuk ka arritur një rekord të tillë në një ligë të vetme brenda pesë kampionateve më të forta Europiane.  

Stabilitet, vazhdimësi dhe instinkt i pastër golashënues, një përshkrim i shkurtër i Lautaros në këtë periudhë dominuese te Interi. 

Me formën që po kalon dhe me Interin që lufton në majat e tabelës, Martinez duket i etur të zgjerojë koleksionin e tij edhe më shumë. Për momentin, argjentinasi është koleksionisti i vërtetë i golave në Serinë A. 

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top