Asambleja e Partisë Socialiste në Durrës, Klosi: PS forcohet, PD dobësohet


Asambleja e Partisë Socialiste në Durrës, Klosi: PS forcohet, PD

blendi klosi

DURRËS- Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në Durrës. Fjalën hapëse po e mban Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi. Gjatë fjalës së tij, Klosi theksoi se PS është një parti që ruan bërthamën elektorale, e cila ndër vite është forcuar dhe është rritur.

“Mandati i katërt kërkon më shumë përgjegjësi. Një parti që fiton katër herë radhazi duhet të jetë më e fortë më e qartë dhe më kërkuese. Ky prezanton nis me një të vërtetë të thjeshtë. PS ka marrë një fitore të plotë, me 53.3 % të votës kombëtare, me 83 mandate vijmë sot si forca qeverisëse. Rezultati kombëtar 2025, nuk është vetë rezultat matematikor por kontratë e rinovuar mes PS dhe shumicës së qytetarëve.

Çdo anëtar i forumit, dhe socialist i thjeshtë, duhet të jetë krenar i fitores së mandatit të katërt qeverisës. Fitoja jonë nuk është e zakonshme, por mesazh i qartë që shumica e qytetarëve ka zgjedhur stabilitetin dhe drejtimin politik të vendit nga Edi Rama dhe PS. Kjo kërkon përgjegjësi; një parti që fiton katër herë radhazi, s’mund të sillet si një parti që fiton për herë të parë. Ky prezantim fillon me një të vërtetë të thjeshtë. PS ka marrë një fitore të plotë, as të ngushtë dhe as të përkohshme. Më shumë se 855 mijë vota për PS janë një kontratë e rinovuar me qytetarët shqiptarë. PS jo vetëm ruan bërthamën e saj elektorale, por e kthen në shumicë qeverisëse.

Diaspora i jep PS 61% të votave dhe e bën këtë fitore më të fortë politikisht; PS forcohet, PD dobësohet. Ne nuk kemi fituar se ata kanë rënë, por sepse kemi qëndruar të bashkuar. Kjo lidhet me punën e këtij forumi”, u shpreh Klosi.

Poll



Source link

Scroll to Top