Arrestimi i Ballukut në ‘dorën’ e Kuvendit! Klodian Braho e nis ditën e parë të mandatit me një ngjarje të madhe, i pranishëm para Këshillit


Arrestimi i Ballukut në 'dorën' e Kuvendit! Klodian Braho e

Belinda Balluku

TIRANË-Ditën e parë në detyrë Klodian Braho e nis me një ngjarje të madhe. Braho do të jetë mes prokurorëve të SPAK të cilët do të kërkojnë marrjen e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Belinda Ballukut, në mbledhje e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, ku do të shqyrtohet heqja e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Konkretisht në mbledhje nga Prokuroria e Posaçme, do të jetë prokurori i çështjes Dritan Prençi, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, bashkë me prokuroren Dorina Bejko. Prokurorët do të jenë përballë anëtarëve të Këshillit të Imunitetit, i përbërë nga 10 deputetë, 5 mazhoranca dhe 5 opozita.

Anëtarët e Këshillit janë Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues, Arkend Balla anëtar zv/anëtarë, Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë. Kuvendi ju ka shpërndarë 10 anëtarëve të Këshillit, vetëm kërkesën e Prokurorisë Speciale (SPAK), por jo provat mbështetëse që ndodhen në një USB, siç SPAK i ka dorëzuar, me argumentin se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që këto informacione të ngelen sekret dhe ndalohet publikimi i tyre.

Këshilli pasi të ketë shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imuitetit të Ballukut me qëllim arrestimin, brenda 2 javësh harton raportin që u shpërndahet deputetëve, ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e saj. Në fund kërkesa futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare. Kuvendi me shumicë votash voton ose jo heqjen e autorizimit. Nëse Kuvendi nuk shprehet brenda 3 muajve, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion konsiderohet e rrëzuar.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Prokuroria e Posaçme informon se Belinda Balluku po hetohet në total për 8 procedura prokurorimi. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Ndërkohë, nga relacioni i zbardhur u zbulua se SPAK kërkon arrestimin e Ballukut për shkak se situata penale është rënduar dhe zv.kryeministrja dyshohet për manipulim në të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj. 

Në këto biseda nuk janë vetëm paracaktimet e 7 tenderave të Unazës së Madhe, por ekzistojnë dhe tendera të tjerë për ndërtimin e rrugëve. Bëhet fjalë për koncesionin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar më shumë se 245 mln euro nga kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, tenderin e rrugës Porto Romano-Durrës 12 mln euro dhe mirëmbajtja e akseve të veriut me vlerë 440 mijë euro./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top