Ndeshja kundër Çelsit nxori në pah të gjitha të metat e Barcelonës dhe dje Ronald Arauho ishte veçanërisht në bankën e të akuzuarve. Hansi Flik vendosi ta aktivizonte uruguaianin si kapiten dhe mbrojtës qendror për herë të tretë në pesë ndeshje, por eksperimenti dështoi.
as autogolit të Zhyl Kunde, Arauho u ndëshkua me karton të verdhë për protestë. Pak para përfundimit të pjesës së parë, mbrojtësi uruguaian kreu një faull të rëndë ndaj Mark Kukurejës duke marrë një karton të dytë të verdhë që u kthye në të kuq.
Ky incident u kujtoi tifozëve katalanas gabimin e tij kundër Barkolës në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve 2024 dhe performancën e tij të dobët kundër Interit sezonin e kaluar. Mediat spanjolle ishin plot kritika. Cadena COPE theksoi se ndërhyrja e lojtarit ishte e pamatur, ndërsa media të tjera e quajtën atë “shumë të ngathët” dhe fajtor për kompromentimin e performancës së të gjithë ekipit.
PANORAMASPORT.AL









