Anashkalon Realin, trajneri Flik: Flasim vetëm për Barçën

Anashkalon Realin, trajneri Flik: Flasim vetëm për Barçën

Dec 13, 2025 | 9:08






























Hansi Flik ka folur për skuadrën e tij Barcelona dhe thjesht vetëm për të. Asnjë fjalë për kundërshtarët e tij, shumë pak për avantazhin prej 4 pikë duke shmangur çdo referencë ndaj situatës së Çabi Alonsos dje Realit të Madridit.

flik

“Është një temë që mund ta diskutojmë, nëse futbolli është i padrejtë apo jo ndaj trajnerëve, por unë nuk dua ta bëj këtë dhe nuk dua të flas për Real Madridin. Dua të flas vetëm për Barçën, për të cilën jam këtu” – u përgjigj ai dy herë. “Nuk shqetësohem për Real Madridin, vetëm për veten tonë njëqind për qind dhe situatën tonë aktuale”, mbylli këtë argument trajneri gjerman i “blaugranave”.

Më pas kur u pyet se epërsia prej 4 pikësh, e cila do të bëhet shtatë me një fitore” ai u përgjigj shkurt. “Bah, është shumë larg, tani është mesi i dhjetorit dhe ka shumë ndeshje të mbetura për t’u luajtur, është gjithmonë e rëndësishme të shohim veten, mund të bëjmë akoma më mirë, jemi të lumtur që jemi liderë, por po qëndrojmë të përqendruar dhe gjëja e rëndësishme është të qëndrojmë të përqendruar kur të mbarojë sezoni.

Jëmi ende mës mes të kampionatit dhe në këtë kënd vështrim ka ende kohë të flasim për titullin”. Më pas ai është përqendruar te skuadra e tij dhe ndeshja e radhës kundër Osasunës. Çështja e kthimit të Ter Shtegen dhe largimi i tij i mundshëm në janar është analizuar shpesh dhe trajneri ka vetëm një përgjigje.

“Joan është numri një, askush tjetër, nuk ka dy ose tre, dhe nuk ka ide për ta ndryshuar Joan, sepse ai është numri një. Sigurisht që flas me Ter Shtegen, gjithmonë flas me lojtarët e mi, por gjërat mbeten midis nesh”. Në të njëjtën kohë Flik shfrytëzoi rastin për të zbuluar një aspekt të veçantë të qëndrimit të Rashford pavarësisht se ishte në stol.

“Unë flas me lojtarët kur nuk luajnë, duke u shpjeguar pse, dhe ajo që ai më tha ditën tjetër ishte. “Mister, nuk ke pse ma shpjegosh këtë . Kjo ka të bëjë me ekipin. Duhet të fitojmë tre pikët. Asgjë nuk është më e rëndësishme’. Ai është një lojtar shumë profesionist dhe ka një mentalitet fantastik. Ai ka arritur nivelin e tij më të mirë” – ka thënë në mbylle të konferencës së zakonshme për shtyp Hansi Flik.

DRITAN LUNDRA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top